Ora News - Durrës, kapen dy kontejnierë me kokainë, ishin nisur nga Greqia смотреть онлайн
Описание видео
#rtvora Një tjetër grup i trafikimit të kokainës drejt Shqipërisë është vënë në ndjekje prej Prokurorisë greke dhe asaj shqiptare. Rreth 45.8 kilogramë kokainë është sekuestruar në portin e Durrësit, nisur nga Porti i Pireut, Greqi. Sipas CNN grek kokaina është gjetur e futur në dy kontejnierë. Menjëherë pas kësaj prokurorët e të dy vendeve kanë organizuar një operacion të përbashkët për të lejuar dorëzimin e kontrolluar të mallit. Intinerari i kontejnierëve - Të dy kontejnerët dolën nga Dogana e Pireut, të ngarkuar në një anije me destinacion Durrësin më 14/09/2019. Anija është shkarkuar në Durrës në datë 17/09/2019 dhe në këtë moment është vendosur nën mbikëqyrje nga autoritetet shqiptare. Më 20/09/2019, sipas autoriteteve shqiptare, tre persona iu afruan kontejnerit në Durrës dhe kur kuptuan se po monitoroheshin, ata u përpoqën të shpëtonin. Personat janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe të tjerët janë në kërkim . Departamenti i Falsifikimit i Zyrës Doganore të Pireut u njoftua nga kreu i autoriteteve shqiptare në 24/09/2019 se të paktën katër persona janë të përfshirë në këtë çështje dhe se lidhur me këtë çështje po vazhdon hetimi. Gazetari i Ora News, nga Durrësi, Leonidha Musai raporton se sekuestrimi është bërë në bashkëpunim të antidrogës greke dhe asaj shqiptare, por kontejnierët ende nuk janë hapur. Po ashtu burimet nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur se operacioni është në vazhdim dhe se nuk mund të jepen detaje të tjera, për shkak dhe të sekretit hetimor. Mediat greke duke iu referuar prokurorisë së vendit të tyre nënvizojnë se dyshohet për katër persona të përfshirë në këtë trafik. Ndërsa ende nuk është saktësuar se sa është sasia e lëndës narkotike në të dy konteinerët. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/durres-dyshohet-nje-kontenier-me-kokaine Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем Ora News - Durrës, kapen dy kontejnierë me kokainë, ishin nisur nga Greqia посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Комментарии