Ora News - Basha nga Shkodra: Zgjidhja e krizës politike do vijë nga brenda
Описание
#rtvora Në një kohë kur përherë e më shumë po flitet për ndërhyrjen e tyre, Lulzim Basha përjashton ndërhyrjen ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Zgjidhja sipas tij do të vijë vetëm nga brenda, duke u bashkuar e marrë në duar fatet e vendit. Duke folur për platformë të opozitës, Basha tha se synimi është që rruga të jetë sa me e shpejtë dhe më pak e mundimshme. Me këtë mesazh foli nga Shkodra ndërsa shtoi se kjo është përgjegjësi e opozitës, pasi qeveria sipas Lulzim Bashës nuk mund ta bëjë. Basha: Ne si opozita, PD, gjithë aleatët tanë të bashkuar kemi përgjegjësinë për ti dhënë shqiptarëve zgjidhjen që meritojnë dhe që duhet një orë e më parë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë. Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe kriza mund të zgjidhet vetëm duke e ndarë politikën nga krimi. Ndarja e politikës nga krimi pa proces zgjedhor nuk ka. Proces zgjedhore pa garancinë që qytetarët nuk do dhunohen dhe nuk do kenë një situatë absurde si në Shkodër, pra pa një transformim të thellë politik nuk mund të ketë. Prandaj ne kemi ndërmarrë këto hapa në 6 muaj dhe do vazhdojmë betejën deri në fund. Prandaj detyra jonë është që gjithë shqiptarëve ti japim rrugën e daljes nga kjo krizë. As Rama dhe as organizata e tij kriminale nuk kanë dhe as mund të kenë as përgjigje dhe as zgjidhje. Ne jemi të vendosur për t'ia dhënë këtë zgjidhje shqiptare. Bashkë me platformën që do paraqesim në dialog me qytetarët bashkë me zgjidhjen që do parashtrojmë do të sigurohemi që rruga për zgjidhjen e kësaj krize të jetë sa më pak e mundimshme dhe e shkurtër. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/basha-nga-shkodra-zgjidhja-e-krizes-politike-do-vije-nga-brenda Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии