Ekspertët e Komisionit të Venecias takime me Ballën, opozitën parlamentare dhe Presidentin Meta смотреть онлайн

1 просмотров 10.09.2019 00:05:50

Описание видео

TIRANE-Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi sot takimet me drejtuesit më të lartë të institucioneve më të larta shqiptare pas nismës së shumicës për të shkarkuar nga detyra Presidentin Ilir Meta. Axhenda e komisionit nisi me një takim informal me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha. Ky takim ishte informal, kjo është edhe arsyeja se përse Komisioni i Venecias nuk e ka përfshirë në axhendën e tyre të takimeve zyrtare. Më pas delegacioni i këtij komisioni nisi takimet me institucionet më të larta në vend në datat 10 dhe 11 shtator. Takimet e tyre nisën me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Ndërsa do të vijojnë më pas me krerët e lartë të shtetit, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaqësues të KQZ dhe anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri pasi Kuvendi i kërkoni mendim lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Dje Presidenti Meta dha shpjegimet para Komisionit Hetimor, ku ndër të tjera u shpreh se anuloi dekretin se kishte informacione se do të digjej Kuvendi. Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë 1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit 2. Grainne Mcmorrow- Juriste ndërkombëtare 3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese 4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit AXHENDA E PLOTË E martë 10 shtator 09:00 ? 09:55- Takim me përfaqësues të mazhorancës 10:00 ? 10:55- Takim me deputetë të opozitës parlamentare 11:00 ? 12:00- Takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi 12:10 ? 13:05- Takim me presidentin Ilir Meta 14:30 ? 15:20- Takim me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj 15:30 - 16:30- Takim me kryeministrin Edi Rama 16:40? 17:35- Takim me përfaqësues të KQZ 17:40 ?18:15- Takim me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha Рекомендуем Ekspertët e Komisionit të Venecias takime me Ballën, opozitën parlamentare dhe Presidentin Meta посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
ekspertët, komisionit, venecias, takime, ballën, opozitën, parlamentare, presidentin, meta