RTV Ora - Ekzekutimi i ish-policit, pista kryesore vrasje për hakmarrje
Описание
#rtvora Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një person të dyshuar si autor të vrasjes së 26 vjecarit Santiago Malkos. Nga ngjarja e cila ndodhi mbremjen e së martës rreth ores 22.20 minuta në nje rruge te populluar afer Xhamllkut kanë mbetur vetëm gjurmët e atentatit. Viktima mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qëne dy autorët e maskuar me kapucë. Sipas deshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te mjetit të 26 vjeçarit sapo ky i fundit doli nga lavazhi. Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë aleat ndërkohë që në morinë e shumtë të plumbave, dy kanë qënë vdekjeprures për të riun duke e kapur ne organet jetesore. Viktima Santiago Malkaj, ka qenë efektiv policie për pak muaj ndërsa ishte larguar nga radhët e uniformave blu 5 vite me parë . Në polici ka shërbyer edhe bashkëshortja e tij edhe kjo e larguar ne vitin 2016. Pas atentatit policia ka shoqëruar disa persona të cilët pasi janë marre ne pyetje dhe më pas janë lënë të lire. Ne sitë për hetuesit është e kaluara e 26 vjeçarit i cili mësohet se ka qënë i përfshire në disa ngjarje, një prej te cilave e ndodhur ne ish bllok vitin e kaluar ku Malko është personi që ne video duket se tërheq viktimën. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/ekzekutimi-i-ish-policit-pista-kryesore-vrasje-hakmarrje Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии