RTV Ora - Lirohen plazhet e zaptuara në Durrës, në Vlorë ndëshkime për kuponin tatimor

0 просмотров 07.08.2019 00:00:31

Описание

#rtvora Lirohen rreth 2000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme në Durrës, në kuadër të operacionit Plazh i lirë . Policia ka proceduar 6 pronarë subjektesh, për veprën penale Zënia e hapësirave publike , ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake. U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C., S. B., të gjithë banues në Durrës. Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse njofton policia. Aksioni vijoi edhe në plazhet e Vlorës. Policia ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht shtetasit B. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh., A. Z. Policia ka nisur procedimet penale për secilin prej tyre, pasi nga kontrollet e ushtruara në subjektet tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin Plazh Privat me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/lirohen-plazhet-e-zaptuara-ne-durres-ne-vlore-ndeshkime-kuponin-tatimor Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Lirohen, plazhet, zaptuara, Durrës, Vlorë, ndëshkime, kuponin, tatimor