RTV Ora – Prela flet për dosjet VIP: Për Agron Xhafajn dhe Tahirin vendosën prokurorët смотреть онлайн

1 просмотров 22.07.2019 00:01:58

Описание видео

#rtvora Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela ka folur për disa nga dosjet e nxehta të trajtuara vitet e fundit, përfshi hetimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, por edhe rastin e akuzave ndaj shtetasit Agron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Gjatë intervistës së dhënë në KLP, në funksion të kandidimit për tu emëruar në SPAK, Prela është pyetur për presione të mundshme nga politika. Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda është shprehur që është akuzuar që në ditën e parë që ka marrë detyrën se do të kontrollonte hetimet për shtetasin Agron Xhafaj, por tha se mënyra si përfundoi çështja është vendosur nga prokurorët dhe verdikti i tyre është konfirmuar më pas nga gjykatat. Prela: Çështja e Agron Xhafajt mori ato zgjidhje që mori dhe nuk ishte zgjidhje e drejtueses së krimeve të rënda, pavarësisht se u atakua drejtpërdrejt për këtë situata. Ishte zgjidhja e dy prokurorëve të prokurorisë së krimeve të rënda nga 15 prokurorë dhe gjyqtarë bashkë dhe mori zgjidhjen që mori. Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda nga ana tjetër tha se ishte akuzuar se do të pushonte hetimet ndaj Saimir Tahirit, por në fakt dosja e tij u dërgua në gjyq për trafik droge. Prela: Çështja Tahiri ishte pikërisht çështja që kishte të bënte me mazhorancën në fuqi. U tha që drejtuesja e Krimeve të Rënda ka ardhur me qëllim për të prishur provat, për ti dhënë pafajësi Tahirit. Ndërkohë që prokurorët ishin të lirë për të vendosur në zgjidhjen juridike dhe mori po këtë zgjidhje që mori. Ndonëse tha se nuk kishte ndikuar në vendimmarrjen e prokurorëve për çështje konkrete më herët gjatë prezantimit, Prela është shprehur se drejtuesi i Prokurorisë ka kontributin në çdo hetim. Prela: Të gjitha hetimet, qoftë ato të suksesshme por edhe dështimet mbajnë firmën e drejtuesit të prokurorisë. Në renditjen e 15 kandidatëve për tu emëruar në SPAK, KLP ka lënë jashtë listës drejtuesen e Komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/prela-flet-dosjet-vip-agron-xhafajn-dhe-tahirin-vendosen-prokuroret Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora – Prela flet për dosjet VIP: Për Agron Xhafajn dhe Tahirin vendosën prokurorët посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
prela, flet, dosjet, agron, xhafajn, tahirin, vendosën, prokurorët