RTV Ora - Kandidati për Kryeprokuror Olsian Çela në sitën e vettingut

3 просмотров 19.07.2019 00:01:31

Описание

#rtvora Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm Olsian Çela doli para komisionit të vettingut. I shortuar me përparësi për shkak të kandidimit Çela, u verifikua për të tre kriteret pasurinë, integritetin dhe aftësisë profesionale. Raportet e ILDKPI dhe DSIK nuk kishin konstatuar probleme për prokurorin. KPK kishte kryer një hetim më të thelluar nga ku kishte rezultuar se Çela zotëron një njësi 77.8 metra katrorë në Tiranë, blerë në 2015 për 78 mijë e 500 euro, të cilën e kishte përfituar nga shitja e një apartamenti nënës së tij në vlerën 66 mije euro si dhe të ardhura të tjera të mbledhura nga kursimet. Prokurori iu përgjigj pyetjeve në lidhje me mundësinë financiare të nënës së tij për këtë shumë. Gjithashtu prokurori i Krimeve të Rënda dha sqarime në lidhje edhe me një hetim të pushuar prej tij në vitin 2006. Vendimi për kandidatin Olsian Çela pritet të jepet në 23 korrik. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/kandidati-kryeprokuror-olsian-cela-para-vettingut Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Kandidati, Kryeprokuror, Olsian, Çela, sitën, vettingut