RTV Ora – Me ndihmën e opozitës, qeveria miraton kodin penal dhe ligjet e reformës në drejtësi
Описание
#rtvora Në seancën e fundit parlamentare mazhoranca miratoi 16 pr/ligje edhe me kontributin e opozitës së re. Pas 10 orësh kuvendi miratoi ndryshimet në kodin penal, të cilat ashpërsojnë dënimet për dhunën në mjediset publike, në protesta, dhuna ndaj mjekëve, dhuna në sport, sikurse edhe për falsifikatorët e ushqimeve. Ndryshimet në kodin penal morën 96 vota pro dhe 11 kundër si dhe një abstenim. Nga bashkimi me opozitën e re, PS kaloi pas 2 vitesh edhe dy ligjet e rëndësishme të reformës në drejtësi, të cilat kishin mbetur pezull. Pr/ligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë dhe pr/ligji tjetër për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të dy pr/ligjet morën 106 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Në këtë seancë të fundit, pavarësisht kritikave të institucioneve ndërkombëtare për koncesionet, mazhoranca miratoi dy të tillë për rrugët, atë Milot-Balldre, i cili mori 79 vota pro dhe 29 kundër dhe rrugën Orikum-Dukat me 73 vota pro dhe 23 kundër. Këto koncesione do ti kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 328 mln euro. Kuvendi miratoi edhe pr/ligje të tjera, atë për Akademinë e Shkencave, për mbrojtjen civile. Disa ndryshime në ligjin për faunën e egër, pr/ligjin për disa shtesa dhe ndryshime për Institutin e studimeve për krimet dhe pasojet e komunizmit në Shqipëri. Socialistët kaluan me ndihmën e votave të opozitës edhe rregulloren e Kuvendit, por edhe pr/ligjin me ndryshimet për asistencën sociale dhe duhanin. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/me-ndihmen-e-opozites-qeveria-miraton-kodin-penal-dhe-ligjet-e-reformes-ne-drejtesi Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии