RTV Ora - Tre aksidente në vend, dy të vdekur dhe një i plagosur

7 просмотров 16.07.2019 00:01:04

Описание

#rtvora Një 58 vjeçar humbi jetën dhe djali i tij mbeti i plagosur në Divjakë teksa ishin në ndjekje të hajdutëve që u kishin vjedhur bagëti. Ata udhëtonin me një makinë që për arsye të paqarta doli nga rruga. Ndërkohë një grua nga Berati u aksidentua për vdekje në Golem këtë mëngjes ku kishte mbërritur për pushime. Babë e bir u aksidentuan në Divjakë ndërsa po ndiqnin me makinë një grup grabitësish që u kishin vjedhur një lopë. Ata po udhëtonin me një makinë nëpër rrugët rurale të zonës, kur në vendin e quajtur 3 urat në Çermë Sektor mjeti ka dalë nga rruga. Përplasja ka qenë e fortë. Për pasojë Agim Muça, 58 vjec, ndërroi jetë, ndërsa i biri mbeti i plagosur rëndë. I riu mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është sjellë për trajtim të specializuar në Tiranë. Policia e Lushnjes ndërkohë tha se po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe njëherësh për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjes. Ndërkohë një grua nga Berati, u përplas për vdekje nga një makinë pranë mbikalimit të Golemit. Brunilda Shuti, me disa familjarë mësohet se kishin mbërritur për pushime në Kavajë, por u godit nga makina ndërsa po kalonte rrugën Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave. Një tjetër aksident u shënua në Gjirokastër-Tepelenë, ku u përplasën dy makina, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/tre-aksidente-ne-vend-dy-te-vdekur-dhe-nje-i-plagosur Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
aksidente, vend, vdekur, plagosur