Report TV - Maliqi: Klasa politike të ulet me Presidentin, zgjidhni krizën...situata alarmante

0 просмотров 13.07.2019 00:10:03

Описание

TIRANE - Kur qeverisin maskarenjtë fitojnë horrat . Me këtë shprehje të Viktor Hygosë, deputeti Lefter Maliqi foli për situatën në Shqipëri, duke thënë se korrupsioni është masiv në vendin tonë dhe se ekonomia po pëson goditje gjithnjë e më shumë duke detyruar largimin e shqiptarëve nga vendi. Situata është alarmante, vendi është në krizë të madhe politike. I bëj thirrje klasës politike, faktorit ndëkrombëtar, të mbajnë anën e popullit, të ulen palët, bashkë me presidentin e republikës për ta cuar vendin edhe në zgjedhje të parakohshme , tha Lefter Maliqi. Janë kapur të gjitha institucionet - tha ai - dhe së fundi synon të kapet edhe presidenca , duke ju referuar komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të dekretit të 30 qershorit, konsideruar një akt nul nga mazhoranca. Këtë komision hetimor, ai e quajti farsë dhe shantazh. Kanë kaluar parlamentin, pushtetin lokal dhe gjykatat. Parlamenti ësht ënjë vend qesharak, po qeshin mediat , shtoi Maliqi. Vendi po shkon drejt diktaturës , theksoi deputeti Maliqi, duke shtuar se në administratë ka emërime nepotike.

Комментарии

Теги:
Report, Maliqi, Klasa, politike, ulet, Presidentin, zgjidhni, krizën, situata, alarmante