Ndërpritet seanca ndaj ish-deputetit Bardh Spahia, Voltana Ademi ndjek nga afër seancën

1 просмотров 11.07.2019 00:00:40

Описание

SHKODËR-Ndërpritet seanca e apelit ndaj ish-deputetit demokrat Bardh Spahia pasi ky i fundit nuk ka marrë pjesë në gjyq sepse policia nuk ka shkuar ta shoqërojë. Seanca është ndërprerë për të marrë informacion nga komisariati i policisë në Tiranë. Në sallën e gyqit ka qenë prezente edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bashkë me avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj. Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ndodhet në arrest shtëpie. Ai u arrestua pas sulmeve që disa militantë të opozitës kryen ndaj shkollës Shenjnaze Uka i cila shërbente si KZAZ për materialet zgjedhore të 30 qershorit. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale Kundërshtim i punonjësve të rendit publik , Goditje për shkak të detyrës , Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit , Shkatërrimi i pronës me zjarr , ?Prishja e qetësisë publike dhe Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore . Mbrëmjen e 18 qershorit disa militantë të PD bashkë me të cilë ishte dhe ish-deputeti demokrat sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë. Përplasjet vijuan për disa momente dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën e tensionuar.

Комментарии

Теги:
Ndërpritet, seanca, ndaj, deputetit, Bardh, Spahia, Voltana, Ademi, ndjek, afër, seancën