Report TV - KQZ miraton rezultatin për Vlorën, BD dorëzon ankimime të tjera смотреть онлайн

0 просмотров 08.07.2019 00:07:17

Описание видео

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e votimeve në qarkun e Vlorës, në një mbledhje e cila është zhvilluar qetësisht pa debate. Me katër vota pro dhe një kundër , atë të kryetarit Klement Zguri u miratuan rezultatet e 30 qershorit në Vlorë për kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak. Ndërkohë, u hodh edhe shorti edhe për shqyrtimin e kërkesës ankimore të partisë Bindja Demokratike me numër 45, ku relator u përzgjodh anëtari Bledar Skenderi. Lidhur me këto ankimime, ku 41 të parat, KQZ vendosi t'i kthejë mbrapsht, ka pasur një koment nga ana e Zgurit, i cili i drejtoi një pyetje përfaqësuesit ligjor të partisë së Patozit. Një pyetje kam, shumë seriozisht...nëse do kishit fituar do i ankimonit zgjedhjet , tha Zguri, pyetje e cila nuk mori një përgjigje konkrete nga ana e BD. Mbledhja e radhës e KQZ ku do të vendoset për kërkesën e BD do të zhvillohet nesër në orën 10:00. Deri më tani, përveç Vlorës, 7 bashki kanë marrë OK nga KQZ, ku është dhënë miratimi për kryetarin e Bashkisë dhe Këshillat Bashkiak në Kamëz, Korçë, Elbasan, Lushnje, Durrës, Fier dhe Lezhë. Рекомендуем Report TV - KQZ miraton rezultatin për Vlorën, BD dorëzon ankimime të tjera посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, miraton, rezultatin, vlorën, dorëzon, ankimime, tjera