Mesazhi i ambasadores se re te SHBA смотреть онлайн

0 просмотров 07.07.2019 00:01:20

Описание видео

Ambasadorja e re e SHBA në Shkup Kate Marie Byrnes, e cila së shpejti pritet ta marrë detyrën, përmes një video mesazhi është zotuar se do t`i përforcojë lidhjet mes dy vendeve dhe se do të punojë në integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Tashmë 25 vite punoj si diplomate amerikane në promovimin e sigurisë, progresit , të drejtave të njeriut, sundimit të së drejtës dhe tregjeve të hapura. Maqedonia e Veriut tashmë ka zgjedhur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ekipi i Ambasadës së SHBA në Shkup dhe unë, do të punojmë të ndihmojmë Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj rruge dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi . Gjatë një mesazhi të përbashkët me bashkëshortin e saj, theksojnë se me padurim presin t`i vizitojnë lokalitetet e njohura të vendit, për të mësuar për historinë dhe diversitetet kulturore. Nga Çarshia e Vjetër deri tek Kanjoni Matka, Xhamia e Larme në Tetovë, Liqeni i Ohrit edhe më shumë. Presim që së bashku t`i kalojmë këto shtigje . Pas konfirmimit të nominimit të saj, muajin e kaluar ajo dha betimin si ambasadore e re SHBA në Maqedoninë e Veriut. Byrnes vjen nga Athina ku kishte ushtruar funksionin e zv/ambasadorit të SHBA në Greqi dhe do të zëvendësojë Baily i cili u largua nga funksioni në Mars të këtij viti. Рекомендуем Mesazhi i ambasadores se re te SHBA посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
mesazhi, ambasadores, shba