RTV Ora - Opozita i rikthehet protestave, Kryemadhi dhe Basha thirrje qytetarëve
Описание
#rtvora Partia Demokratike dhe aletatë e saj opozitarë, do të kthehen në shesh para zyrave të qeverisë për të kërkuar Largimin e Kryemisnitrit Edi Rama. Të hënën në orën 20 opozita ka thirrur qytetarët të bashkohen në protestë, ku kryefjala kryesore do të jetë largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike. Tubimi opozitar do të jetë i njejtë me 9 tubimet masive të organizuara në 5 muajt e fundit, ndërsa burimet nga stafi organizativ i thanë Televizionit Ora se porosi kryesore e Bashës për strukturat krahas masivitetit është shmangia e incidenteve apo konfrontimeve me policinë. Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se qyterët mblidhen para kryeminstrisë për të kërkuar largimin e Ramës, në një kohë kur ky i fundit tashmë ka marr edhe 100 përqind të pushtetit vendor pas zgjedhje të zhvilluara pa opozitën. Lulzim Basha, shpërndau këtë video në rrjetet sociale bashkë me thirrjen për çdo shqiptar për tu bashkuar, për ?Shqipërinë si gjithë Europa?. Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nëpërmjet një video selfie live nga zyra e saj, kishte një ftesë për çdo shqiptar. Monika Kryemadhi: Ftohen të gjithë ata që ndihen të shtypur dhe të grabitur nga qeveria e Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja që ndiejnë pasiguri dhe nuk shikojnë asnjë të ardhme këtu në vend për shkak të qeverisë së Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata pensionistë, të cilët me pensionin e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet dhe jo më dritat dhe ujin që kanë shkuar me fatura në stratosferë me rritjen e çmimeve të Edi Ramës. Ftohen të gjitha ato biznese të cilat mezi po mbijetojnë për shkak të taksave të larta të Edi Ramës. Ftohen të gjitha ato biznese që falimentuan për shkak të politikave të Edi Ramës. Kryemadhi, tha se qytetarët duhet ti tregojnë botës se shqipëria është e bekuar nga zoti e nuk mund të lejohet të nëpërkëmbet. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/opozita-i-rikthehet-protestave-kryemadhi-dhe-basha-thirrje-qytetareve Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии