Haradinaj: Nuk kemi marre vendim per te ndaluar zyrtaret serbe

0 просмотров 05.07.2019 00:01:16

Описание

As 24 orë nuk u deshën që qeveria e Kosovës të demantojë Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me ndalimin e vizitave zyrtarëve të Serbisë në Kosovë. Kryeministri Haradinaj fillimisht për këtë ka njoftuar në Poloni homologen e tij serbe Ana Brnabiç. Kabineti i Kryeministrit Haradinaj nëpërmjet një njoftimi zyrtar thotë se qeveria nuk ka marrë vendim për ndalimin e zyrtarëve serbë në Kosovë. Sipas njoftimit, protokolli i vizitave të tyre tashmë është i njohur dhe secila kërkesë trajtohet në bazë të procedurave ligjore. Një moskoordinim të tillë e quan joserioz Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës. Kjo jo serioze për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse tregon më së miri se me sa përkushtim e kryejnë punën e vet. Është një fiasko politike edhe karshi Kosovës me Serbinë, por edhe një qasje jo serioze ndaj partnerëve ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian . Ai thotë se pos moskoordinimit brenda qeverisë, ky vendim i Kryeministrit mund të jetë marrë edhe pas presionit ndërkombëtar që mund të ketë pasur. Një ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se ua ndalon hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve të Serbisë pas provokimeve e sjelljeve që po vijnë nga ky vend. Tv Klan

Комментарии

Теги:
Haradinaj, kemi, marre, vendim, ndaluar, zyrtaret, serbe