Rreze Dielli 2 Korrik 2019 Të Gatuajmë me Znj Vjollca P2 Supë me kungull dhe kos
3 просмотров
02.07.2019
00:15:18
Описание
Supë me kungull dhe kos Përbërësit: 400 gr kungull vaj për skuqje 40 gr gjalp 2 lugë gjelle miell 500 ml kos + 2 thelpinj hudhër 700 ml lëng perimesh kripë + piper të zi kopër Përgatitja: Presim kungullin në feta rrumbullake jo shumë të holla. I skuqim ato dhe I largojmë duke i vendosur në letër kuzhine. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin deri sa ai të ziejë në gjalp. Shtojmë kosin dhe e përziejmë mirë duke krijuar një masë të trashë. E shuajmë më pas me lëng perimesh e hudhër dhe e lëmë të ziejë duke përftuar kosistencën që dëshirojmë. Shtojmë kripë, piper të zi. Në fund shtojmë kungujt, i japim një valë dhe e servirim duke e spërkatur me kopër. Nëse dëshironi mund ta kaloni dhe në blender duke e kthyer supën në krem.
Комментарии