RTV Ora - Sotiraq Filo rikonfirmohet në Korçë: Do punoj për çdo banor, pavarësisht bindjes politike

0 просмотров 01.07.2019 00:03:11

Описание

#rtvora Sotiraq Filo është rikonfirmuar për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Korçës. Në përfundim të numërimit të votave, Filo tha se ai do të vazhdojë të punojë i përkushtuar për të gjithë banorët, pavarësisht bindjeve politike. Sotiraq Filo: Jam shumë i lumtur që banorët e Korçës të qytetit dhe të fshatit me kanë votëbesuar për një mandat të ri. Ishte e rëndësishme që zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan të lira dhe të qeta, ku të gjithë qytetarët shprehën vullnetin e tyre. Pati edhe të tjerë që nuk morën pjesë në votime. Falënderoj ata votues që zgjidhën të paraqiteshin në votime dhe të më votonin mua. Dëshiroj t'ju them atyre zgjedhësve që votuan kandidatin tjetër, apo atyre të tjerëve që nuk votuan unë do vazhdoj të punoj me përkushtim dhe për të gjithë banorët pavarësisht bindjeve të tyre. Besoj që kemi përmbyllur një mandat të suksesshëm për bashkinë e Korçës. Filo foli edhe për fokusin e mandatit të ardhshë, që sipas tij do të jetë rritja ekonomike dhe punësimi. Sotiraq Filo: Kemi shumë punë tani, atë ndryshim që Korça ka njohur në këto 4 vite tashmë ti çojmë në projekte konkrete që do të japin një impakt në mirëqenin në çdo familje. Fokusi jonë në 4 vitet e ardhshme do të jetë rritja e ekonomisë dhe punësimit. Do të punojmë me përkushtim që transformimin ta çojmë tek tryeza e çdo familje. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/sotiraq-filo-rikonfirmohet-ne-korce-do-punoj-cdo-banor-pavaresisht-bindjes-politike Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Sotiraq, Filo, rikonfirmohet, Korçë, punoj, banor, pavarësisht, bindjes, politike