RTV Ora - Paloka publikon videon: Rama operacion kriminal për blerjen e votuesve
Описание
#rtvora #zgjedhjete30qershorit Partia Demokratike ka denoncuar me anë të një video blerjen e votës nga Partia Socialiste. Nënkryetari i PD, Edi Paloka publikoi një video ku sipas tij një grup personash nga Partia Socialiste kryejnë aktin e blerjes së votës. Video, siç tha Paloka tregon momentin e dhënies së parave një vajze që voton për herë të parë. Nënkryetari i PD tha se kanë identifikuar një prej personave që ka qenë pjesë e këtij rasti. Edi Paloka: PD identifikoi deri tani njëri nga personat e përfshirë në këtë krim zgjedhor, ai është Edmond Ajro, komisioner i PS tek njësia numër 9. Paloka e konsideroi këtë veprim një operacion kriminal të Kryeministrit Rama Edi Paloka: Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës i duhet të blejë votues, të vjedhë e të manipulojë rezultatin. Më tej, Paloka iu bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë Ramën dhe të bashkohen me protestat e PD. Ndiqni LIVE: Zgjedhjet Vendore te 30 qershorit, raportime nga të gjitha bashkitë Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/paloka-publikon-videon-rama-operacion-kriminal-blerjen-e-votuesve Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии