RTV Ora - Basha: Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë смотреть онлайн

0 просмотров 01.07.2019 00:02:21

Описание видео

#rtvora Pak orë pasi takoi në zyrën e tij shefen e delegacionit të OSBE/ ODIHR Audry Glover kryetari i PD-së Lulzim Basha u shfaq i prerë në një deklaratë për median duke u shprehur se nuk do të lejojë votime të paligjshme dhe farsë. Më tej nënvizoi se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe se në Shqipëri nuk ka për të pasur zgjedhje të lira sa kohë që Edi Rama është kryeministër. Lulzim Basha: Votimet e 30 qershorit janë nul, janë dhe do të jenë zero. Ato janë tentativë për grusht shteti i Edi Ramës për të rrëmbyer të gjithë qeverisjen vendore të Shqipërisë, me të njejtat banda dhe kriminelë që ka vjedhur edhe zgjedhjet e 2015-s dhe të 2017-s. Opozita dhe qytetarët janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! tha Basha në një prononcim për median mesditën e sotme nga selia e PD-së. Ndërkohë, burime zyrtare nga PD para daljes së Bashës paralajmëruan se do të ketë protesta çdo ditë, edhe më 30 qershor dhe 1 korrik. Lulzim Basha: Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë! Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të instalohet përfundmisht regjimi autokratik kriminal i Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t?i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin. Asnjë hap pas! Ne do t?i dalim për zot Shqipërisë nënvizoi Basha në mbyllje të fjalës së tij në të cilën komentoi dhe Vendimin e Këshillit të Europës për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues. Ai e quajti distancim nga nje akt i paligjshëm i Edi Ramës. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/basha-ne-nuk-do-te-lejojme-votime-te-paligjshme-dhe-farse Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora - Basha: Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
basha, lejojmë, votime, paligjshme, farsë