RTV Ora - KQZ nis ndryshimin e KZAZ-ve, votimi dhe numërimi në Kukës do të bëhen në ambient privat

0 просмотров 22.06.2019 00:01:07

Описание

#rtvora Pas kërkesës së bashkive të djathta dhe të LSI për të tërhequr materialet zgjedhore nga shkollat, KQZ ka vendosur me 4 vota që votimi dhe numërimi me 30 qershor të realizohet në ambientet private. Pas përplasjeve për KZAZ-të mes policisë së shtetit dhe bashkive që kërkojnë të zbatohet dekreti i Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, KQZ nis ndryshimin e ambienteve. Me votën e kryetarit Klement Zgurit kundër, 4 anëtarët e tjerë të KQZ-së vendosen që materialet zgjedhore për Bashkinë e Kukësit të zhvendosen në një ambient privat në qytetin verilindor. Klement Zgurit: Nuk është diskutim në raport me kriteret ligjore. Unë jam kundër gjithsesi KQZ vendosi të caktojë vendin e numërimit të votave të KZAZ numër 11 në ambientet e ish hotel Drinit. Katër vota pro, një kundër, miratohet.? Bashkitë e qeverisura nga kryebashkiakë të PD dhe LSI i kanë kërkuar KQZ-së që të largojnë materialet zgjedhore nga ambientet e bashkisë pas dekretit të Kreut të Shtetit. Por ndryshe nga bashkitë, KQZ vijon me organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, duke e quajtur nul vendimin e Presidentit. Të hënën pritet që dekreti i Metës të shqyrtohet në Kolegj Zgjedhor, pas ankimimit të bërë nga Partia Unitet Kombëtar. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/kqz-nis-ndryshimet-e-vendndodhjes-se-kzaz-ve Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
ndryshimin, KZAZ, votimi, numërimi, Kukës, bëhen, ambient, privat