Rreze Dielli 20 Qershor 2019 Të Gatuajmë me Znj Vjollca P1 Tavë me pulë, domate dhe oriz
Описание
Tavë me pulë, domate dhe oriz Përbërësit: 800 gr pulë 3 kokrra qepë 2 speca ½ spec djegës 700 gr domate të pjekura 1 lç sheqer 1 gotë oriz 4 lgj vaj ulliri Kripë+ piper i zi Përgatitja Marinojmë pulën me kripë e piper të zi. Qërojmë qepën dhe e presim në fije si për sallatë. Specat i presim në shirita. Domatet I vendosim në ujë të valuar dhe i heqim lëkurën e më pas i presim në feta. Ngohim vajin dhe skuqim mishin e pulës nga të dyja anët. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë deri sa të zbutet e të zverdhet pak. Shtojmë specat dhe i trazojmë deri sa të ulet volumi i tyre. Më pas shtojmë domatet, sheqer, kripë e piper të zi. Sa të fillojnë të ziejnë, shtojmë mishin e pulës dhe e lëmë të ziejë për 7-10 minuta. Shtojmë orizin dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta. Kalojmë të gjithë përbërësit në një tavë të cilën e vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta deri sa mishi të jetë pjekur dhe orizi të jetë zier. Nëse domatet nuk kanë shumë lëng mund të shtoni një gotë ujë të nxehtë.
Комментарии