RTV Ora – PD: Kryeprokurorja e Tiranës po ushtron presion për arrestimin e Lulzim Bashës
Описание
#rtvora Partia Demokratika sot ka drejtuar gishtin nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj. Në një dalje për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se Imeraj po ushtron presion mbi prokurorët e çështjes për arrestimin dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Gazment Bardhi: Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokrori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij. Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD. Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës. Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/pd-kryeprokurorja-e-tiranes-po-ushtron-presion-arrestimin-e-lulzim-bashes Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии