RTV Ora - Basha paralajmëron gjyqtarët dhe prokurorët e Elbasanit: Rama po nxit vëllavrasjen

0 просмотров 18.06.2019 00:10:40

Описание

#rtvora Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia blu pas vendimit të gjykatës së Elbasanit ndaj funksionarëve të PD-së paralajmëroi gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes se do të mbajnë përgjegjësi ligjore para drejtësisë së vërtetë. Basha tha se ata do ta shoqërojnë kryeministrin Rama para drejtësisë. Lulzim Basha: Opozita nuk frikësohet, nuk trembet, nuk tërhiqet. Unë, të gjithë demokratët në cdo cep të Shqipërisë dhe gjithë qytetarët e bashkuar do ta luftojë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe të gjithë kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë. Dua tu drejtohem të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Elbasanit, të cilët sot vendosën të mbajnë të burgosur politikë njerëz të pafajshëm ndërkohë që kanë vite që tolerojnë dhe mbrojnë krimet e Qazim Sejdinit, Taulant Ballës dhe bandave të Elbasanit. Ju e dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/basha-paralajmeron-gjykatesit-dhe-prokuroret-e-elbasanit-rama-po-nxit-vellavrasjen Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Basha, paralajmëron, gjyqtarët, prokurorët, Elbasanit, Rama, nxit, vëllavrasjen