RTV Ora - Ndërhyn për të ndarë dy persona, vritet administratori i njësisë Kotë/ Ja emri i autorit смотреть онлайн

0 просмотров 12.06.2019 00:01:14

Описание видео

#rtvora Ndërhyrja për të shuar një konflikt mes dy personave i kushtoi jetën administratorit të Kotës në Selenicë, Argjil Gjoka. Ai mësohet se ndërhyri në një konflikt mes dy personave në fshatin Pet që sipas burimeve po konfliktoheshin për çështje prone. Por konflikti ka përshkallëzuar dhe një prej tyre, paraprakisht i identifikuar si Mersin Bejtja ka qëlluar me armë zjarri. Për pasojë administratori Gjoka ka marrë një plumb në gjoks, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe 19 vjeçari Arif Bejtja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ata u sollën me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku Gjoka, rreth 60 vjec ndërroi jetë. Banore e fshatit Pet: U ngritëm në mëngjes. Djali këtu ishte administrator i lagjes, erdhi këtu për të ndërtuar fshat, për të na ujdisur ne. Po pse nuk ka vuri një bomtë të tërëve dhe të kishte jetën e tij. Iku vajti në punë si nga hera edhe me atë të skrepit, atje vajtën, pastaj konfliktin nuk e dimë. Gazetarja: Po këta çunat i njihnit? Të fshatit janë edhe ata. Banore e fshatit Pet: Të fshatit po ku i njohim ne, se kush ka qenë nga ata djemtë e atyre. Ne na ra bombë. Skrepisti na e solli lajmin, damllanë që të na kishte vrarë neve pleqve. Policia e Vlorë ende nuk ka dalë në një përfundim mbi motivet dhe dinamikën e ngjarjes ku u vra administratori, ndërsa thekson se ka nisur një aksion për kapjen e autorit të dyshuar. Vrasjet për pronën, duket se janë kthyer në mallkim për administratorët e Kotës në Selenicë. Në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish kryetari Fatmir Hodo Ai u qëllua nga 44-vjeçari Admir Delaj për shkak të një debati për çështje pronësie në lokalin e fshatit disa minuta para krimit. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/Raportohet-%20nj%C3%AB-%20plagosje-me-arme-zjarri-ne-vlore Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora - Ndërhyn për të ndarë dy persona, vritet administratori i njësisë Kotë/ Ja emri i autorit посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
ndërhyn, ndarë, persona, vritet, administratori, njësisë, kotë, emri, autorit