PD: Rama, njeriu me i rrezikshem per stabilitetin смотреть онлайн

0 просмотров 12.06.2019 00:00:51

Описание видео

Vetëm pak orë pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi mbajtën e një seance me debat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, demokratët akuzuan kryeministrin Rama se për pushtetin e tij po sakrifikon rendin kushtetues demokracinë e paqen sociale në vend. Edi Rama është sot njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, për funksionimin e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve. Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumente politikë kundër kundërshtarëve politikë Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Policinë e Shtetit, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.? Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi tha se Aleanca me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit Kushtetues do t?i japë fund modelit kriminal duke garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Tv Klan Рекомендуем PD: Rama, njeriu me i rrezikshem per stabilitetin посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
rama, njeriu, rrezikshem, stabilitetin