Report TV -Përgjimet/ Rama: Reagimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i vonuar
Описание
Në fjalën e tij nga Ura Vajgurore, Rama është ndalur të komentojë edhe deklaratën e sotme të drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela mbi dosjen 339 . Ai pranoi se ky reagim ka ardhur me vonesë, por theksoi se një gjë e tillë ka ndodhur sepse kjo qeveri nuk bën drejtësi popullore . Sipas tij, në atë deklaratë mund të kuptohet mjaft mirë se kush i ka nxjerrë këto dosje dhe i ka çuar tek partia. Dëgjojeni deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda. Me shumë vonesë për fat të keq, por ka shpjeguar arsyen se përse këto zbulime të mëdha, janë një abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrjen e sekretit hetimor për politik dhe kundër Shqipërisë, dëgjojeni dhe lexojeni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar. Prokurorët i kanë çuar te partia për t'i përdorur për politik, sepse i bashkon shumë gjera ata: Lufta kundër Reformës në Drejtësi. Prokurorë e politikanë që i tremben Reformës në Drejtësi. Të gjitha ato që kanë ndodhur drejtësia vonon, por harron . Drejtësia ka vonuar shumë, por mos harroni që nuk po bëjmë drejtësi popullore, por ndërtojmë një sistem drejtësie me ndërkombëtarët ku prokurorët e gjykatësit nuk do të kenë lidhje me politikanët , tha Rama.
Комментарии