RTV Ora - Trafik droge dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali смотреть онлайн
Описание видео
#rtvora Në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion i Policisë italiane të Modenas ka çuar në shkatërrimin e dy bandave shqiptare me aktivitet të paligjshëm në trafikun e prostitucionit e të lëndëve narkotike. Në pranga janë vënë disa shqiptarë, anëtarë të 2 bandave. Hetimet kanë zbardhur se ata shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Europa Lindore. Pa leje të rregullt qëndrimi e me një biznes përfitimi prej 180 mijë euro në muaj. Me anë të dhunës fizike e kërcënimit me vdekje vajzat detyroheshin të punonin si prostituta. Si vajzat ashtu dhe anëtarët e bandave nuk kishin leje të rregullt qëndrimi e shfrytëzonin kohën e ligjshme 3 mujore për të qëndruar në Itali, më pas riktheheshin në Shqipëri për të ardhur përsëri pas disa ditësh në Itali. Operacioni i koduar Fossalta ka zbardhur se dy grupet shqiptare ishin në rivalitet mes tyre, i cili ka çuar në një konflikt me armë zjarri i verifikuar më 5 prill 2018. Mbi 50 trupa policorë kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm kontrolle në mjaft banesa duke vënë në pranga disa nga anëtarët e 2 bandave kriminale. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/trafik-droge-dhe-prostitucion-shkaterrohen-dy-banda-shqiptare-ne-itali Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora - Trafik droge dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Комментарии