RTV Ora -Rritet shlyerja e detyrimeve, gjatë 2018 janë paguar mbi 1 miliardë lekë

0 просмотров 30.05.2019 00:01:25

Описание

#rtvora Kompanitë e sigurimeve kanë rritur ndjeshëm pagesat për aksidentet gjatë vitit 2018. Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë deklaroi se gjatë 2018 shoqëritë kanë paguar paguar mbi 1 miliardë lekë në një vit dhe rreth 200 mln lekë në muajt e parë të 2019. Gjatë vitit që lamë pas, kompanitë e sigurimeve janë detyruar mbi 1 miliardë lekë për Fondin e Kompensimit gjatë 2018 dhe 200 mln lekë vetëm në muajt e parë. Drejtori i AMF-së, Ervin Koçi, në raportimin e bërë në Komisionin e Ekonomisë deklaroi gjithashtu se ka pasur një përmirësim të raportit dëme/prime, i cili për herë të parë arriti shifrën 42%. Ervin Koçi: Çdo tre muaj bëjmë inspektime në çdo shoqëri për të parë ecurinë e pagesave dhe ndonjë zvarritje që mund të bëhet nga shoqëritë e sigurimit. Edhe për tremujorin e parë shifra e paguar ishte rreth 200 milion lekë të reja nga gjithë tregu i sigurimeve. Edhe kompanitë e kanë kuptuar që kjo është një përgjegjësi e tyre, pagesa e dëmeve rrit edhe besimin në treg. Komisioni i Ekonomisë vlerësoi punën e AMF-së, ndërsa kërkoi më shumë vëmendje për mbrojtjen e konsumatorëve. Arben Ahmetaj: Do të bëjmë takime më të shpeshta në mënyrë që problematikat kryesore sidomos ato të jetës, të pensioneve vullnetare, të tregut të kapitaleve, të ecin një çikë më shpejt. Së shpejti AMF do të kalojë online të gjithë procesin e shlyerjes së dëmeve ndaj klientëve, ku gjithkush mund të kontrollojë se në ç'fazë është çështja e tij. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/rritet-shlyerja-e-detyrimeve-gjate-2018-jane-paguar-mbi-12-mld-leke Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Rritet, shlyerja, detyrimeve, gjatë, 2018, janë, paguar, miliardë, lekë