RTV Ora - Historike, Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në PE

7 просмотров 30.05.2019 00:01:26

Описание

#rtvora Në Parlamentin Europian do të ketë edhe një deputete me origjinë shqiptare. Arba Kokalari garoi në emër të Partisë së Moderuar të Suedisë, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë gjithsej katër eurodeputetë. Gjatë fushatës Kokalari premtoi të jetë një zë i fortë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Arba Kokalari bëhet deputetja e parë me origjinë shqiptare që fiton një mandat në Parlamentin Europian. Ajo e kërkoi besimin e votuesve në emër të Partisë së Moderuar të Suedisë, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë gjithsej katër eurodeputetë. Kjo parti bën pjesë në grupin parlamentar të Partive Popullore, një prej grupeve që u tkurr gjatë zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Europian. Gjatë fushatës Kokalari premtoi të jetë një zë i fortë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me këtë moto, ajo kërkoi votën e shqiptarëve që jetojnë në Suedi. Zonja Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor të vitit 1986, ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të Forumit Rinor të Partisë së Moderuar të Suedisë, ndërsa përfshirjen në politikë e ka nisur që në moshën 16-vjeçare. Ajo ka studiuar në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe politikë europiane në Universitetin e Stokholmit. Shqiptaro-suedezja me origjinë nga Gjirokastra emigroi në Suedi në vitin 1992, kohë kur babai i saj u emërua ambasador i Shqipërisë në vendet nordike dhe baltike. Ajo është gjithashtu stërmbesa e Musine Kokalarit. Në zgjedhjet për Parlamentin Europian këtë vit pati mjaft kandidatë shqiptarë. Ata garuan në vende si Greqia, Italia, Belgjika dhe Suedia. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/patozi-shqiperia-ne-europe-me-arba-kokalarin-para-mberritjes-se-trenit-te-lodhur-nga-tirana Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Historike, Arba, Kokalari, është, eurodeputetja, parë, shqiptare