Kaloi 1 1 ton kanabis me kamion drejt Greqisë, arrestohet 46 vjeçari i shumëkërkuar

3 просмотров 30.05.2019 00:00:58

Описание

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga Qamil Muçaj i cili ishte shpallur në kërkim pasi është i dënuar nga Krimet e Rënda me 7 vite e 4 muaj heqje lirie. Dënimi për 46-vjeçarin është dhënë pasi ky i fundit në shkurt të vitit 2017 kaloi drejt Greqisë rreth 1.1 ton kanabis me anë të një kamioni. Qamil Muçaj, i cili sapo kishte kaluar në Doganën dhe Pikën e Kalimit Kufitar shqiptar pa probleme në pikën kufitare greke është larguar menjëherë nga mjeti, pasi ka konstatuar se policia greke kishte zbuluar lëndën narkotike, e cila gjendej në pjesën e përparme të karrocerisë. Prej atij momenti, Muçaj jetoi në arrati. Ndërsa dënimin për të Krimet e Rënda e kanë dhënë më datë 21.05.2018. Në lidhje me këtë ngjarje në atë kohë u arrestuan edhe 3 doganierët që ndihmuan Muçajn të kalonte kufirin. Konkretisht në pranga ranë: Ylli Rustemi, doganier pranë Doganës Kakavi, Gjirokastër, Vladimir Skrapalliu, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, Blerim Mëhilli, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi. Ndërsa në kërkim u shpall inspektori, Klement Budo.

Комментарии

Теги:
Kaloi, kanabis, kamion, drejt, Greqisë, arrestohet, vjeçari, shumëkërkuar