Biznesi i huaj: Pasiguria politike po dëmton rëndë ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн

0 просмотров 30.05.2019 00:01:18

Описание видео

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Për herë të dytë brenda pak kohësh komuniteti i biznesit i drejtohet sërish politikes me një apel për të gjetur zgjidhje, për krizën në të cilën është përfshirë vendi. Kësaj radhe janë shoqatat e biznesit të huaj, konkretisht Dhoma Amerikane e Tregtisë, Dhoma Gjermane si dhe Dhoma e Tregtisë që njëzëri e vlerësojnë situatën aktuale si shqetësuese për ekonominë në tërësi.Shumë nga anëtarët tanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejtpërdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare.Sipërmarrësit kërkojnë reagim të shpejtë të politikës për ta zgjidhur këtë situatë me përgjegjshmëri, në dobi të stabilitetit të vendit.Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira - veçanërisht Qeveria dhe Opozita - të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t?i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend.Pak ditë më parë shumë shoqata të biznesit vendas u bënë bashkë dhe kërkuan qetësim të situatës, e cila prej rreth 4 muajsh ka krijuar një ngërç edhe në punën e institucioneve publike. Рекомендуем Biznesi i huaj: Pasiguria politike po dëmton rëndë ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
biznesi, huaj, pasiguria, politike, dëmton, rëndë, ekonominë, news, lajme, vizion, plus