KQZ rrezon kerkesen e PD-LSI per anetare ne KZAZ

2 просмотров 30.05.2019 00:01:33

Описание

Maxhoranca në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë në Komisionet Zonalë të Administrimit Zgjedhor. Votën kundër 4 anëtarët e maxhorancës e argumentuan me faktin se këto dy parti nuk janë subjekt zgjedhor dhe as parti parlamentare. Rezarta Bitri, anëtare e KQZ-së: Është kusht që partitë të jenë subjekt zgjedhor për të pasur komisionerë. Bledar Skenderi, anetar i KQZ-së: Nuk kanë të drejtë ligjore për të çuar komisionerë. Por përfaqësuesi ligjor i demokratëve, Ivi Kaso paralajmëroi padi penale, duke denoncuar tentativa që sipas tij maxhoraca po bën për të ushtruar presion ndaj anëtarëve të KQZ-së që të mos regjistrojnë komisionerët e opozitës. Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i PD-së: Anëtarët e KQZ të mos bien pre e presioneve. Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji, do të ballafaqoheni me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës.? Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së: Nuk bëre thirrje, bëre shantazh! Një tjetër përplasje verbale mes palëve ishte edhe data e zgjedhjeve lokale. Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së: Do të kemi zgjedhje në 30 qershor? Ivi Kaso, përfaqësues Ligjor i PD-së: Jo. Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së: Atëherë, pse doni komisionerë në zgjedhje? Ivi Kaso, Përfaqësues Ligjor i PD-së: Komisionerët do të jenë aty për të zbatuar ligjin. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë. Pas rrëzimit të emrave të komisionarëve të PD dhe LSI pritet që KQZ të marrë një vendim për zëvendësimin e tyre. Tv Klan

Комментарии

Теги:
rrezon, kerkesen, anetare, KZAZ