“Lista Serbe” fiton ne veri te Kosoves

0 просмотров 29.05.2019 00:01:15

Описание

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën dje për kryetar komune në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. Sipas të dhënave zyrtare, kandidatët e ?Listës Serbe? kanë marrë mbi 90% të votave ndërsa në garë ishin edhe kandidatë të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pjesëmarrja ishte rreth 42.2 % e qytetarëve me të drejtë vote. Gjatë ditës janë evidentuar disa parregullsi pasi janë lejuar disa qytetarë serbë të votojnë me dokumentacionin e Serbisë. Ndërsa në disa qendra votimi ishin të vendosur flamuj serbë. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në këto zgjedhje qytetarët e asaj ane dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Tv Klan

Комментарии

Теги:
Lista, Serbe, fiton, veri, Kosoves