RTV Ora - Salianji: Kompania e burrit të deputetes socialiste rilindi me ardhjen në pushtet të Ramës
Описание
#rtvora Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është paraqitur sot në gjykatën penale për tu përballur me padinë e deputetes socialiste Klotilda Bushka Ferhati. Por në një prononcim për gazetarët, Salianji tha se ndodhet në gjykatë për tu treguar shqiptarëve se kush janë përfaqësuesit e tyre në parlament. Ai tha se kompania e burrit të deputetes ka arritur një xhiro 3 mld lekë pas ardhjes në pushtet të Ramës. Ervin Salianji: Nga sot çdo gjyq që kam me deputetët e PS do të vij për të rithënë akuzat dhe për ti ngritur në publik dhe për kuptuar qytetarët se me çfarë përfaqësuesish kanë të bëjnë sot. Në seancë gjyqësore është rasti i deputetes së PS, Klotilda Bushka Ferhati, e cila del nëpër media dhe është përfshirë në PS në mandatin e fundit. Këta duan edhe të zhvasin, edhe të vjedhin, por edhe ti thuash bravo të qoftë. Këtu kam pasqyrat financiare të kompanisë selcom, që është kompania e bashkëshortit të vet, e cila në 2012 kur nuk ka qenë në pushtet Rama ka pasur një bilanc negativ. Me ardhjen në pushtet të Rilindjes ka rilindur edhe kompania e burrit të deputetes. Vetëm tek kjo kompani xhiroja e tij ka arritur në 3 mld dhe disa milion lekë. Kjo është akuza që kam bërë më parë, kjo është akuza që do ta përballim edhe në gjykatë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/salianji-kompania-e-burrit-te-deputetes-socialiste-rilindi-me-ardhjen-ne-pushtet-te-rames Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии