Tiranë/ Arrestohet kosovari i kërkuar në Gjermani për vrasje, sekuestrohen drogë dhe armë смотреть онлайн
Описание видео
Tjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor Fitness Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për Vrasje me dashje , i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë. Arrestohet edhe një shtetas tjetër për Prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe Përkrahja e autorit të krimit , i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër. Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë dy personave të arrestuar banesën e marrë me qera prej tij. Sekuestrohen drogë e armë zjarri. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor Fitness Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit: Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen ? Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg , për veprën penale ?Vrasje me dashje?, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg. Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit : A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër. Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e ?Durrësit?, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike ?Canabis Sativass?, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S. Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit? dhe ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe Përkrahja e autorit të krimit . Рекомендуем Tiranë/ Arrestohet kosovari i kërkuar në Gjermani për vrasje, sekuestrohen drogë dhe armë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя