RTV Ora - Dy anije luftarake të NATO-s në Durrës, stërvitje me forcat tona detare
Описание
#rtvora Dy anije luftarake pjesë e misionit të reagimit të shpejtë të NATO-s po qëndrojnë në brigjet shqiptare në kuadër të 10 vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut. Dy fregatat do të zhvillojnë edhe një stërvitje me trupat tona detare. Dy nga anijet e reagimit të Shpejtë të NATOS në Mesdhe kanë mbërritur në brigjet shqiptare në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Veriut. Fregata holandeze dhe ajo kanadeze do të qëndrojnë për dy ditë në Durrës, ku është parashikuar edhe një stërvitje me forcat detare shqiptare. Vizita dhe stërvitja sipas komandantit të Fregatës Holandeze është vlerësim për kontributin e Shqipërisë si pjesë e misioneve të NATOS në Det e Tokë. Sjoerd Feenstra, komandant i Fregatës holandeze: Në kuadër të 10 vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, jemi këtu për të vlerësuar kontributin tuaj. në këtë kuadër do të zhvillojmë edhe një stërvitje të përbashkët. Theksoj se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe forcimi i marrëdhënieve mes vendeve anëtare të aleancës! Në 10 vjet anëtare e NATOS, Shqipëria është bërë pjesë e misioneve në disa vende të Botës, duke dhënë edhe tre dëshmorë, Feti Voglin në Afganistan dhe Zarife Hasanaj dhe Klodian Taushi në Letoni. Forcat detare shqiptare janë pjesë e misionit të shpëtimit të emigrantëve në Egje. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/dy-anije-luftarake-te-nato-s-ne-durres-stervitje-me-forcat-tona-detare Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии