RTV Ora - Noka: PD ngriti shtabet edhe për protestën edhe për zgjedhjet
Описание
#rtvora Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë në Shkodër për organizmin e protestës së 25-majit në Tiranë. I deleguari i PD në qarkun e Shkodrës, Flamur Noka tha se kjo do jetë protesta më e madhe që do zhvillohet nga opozita. Ndërsa theksoi se do gjunjëzojë kryeministrin Rama, duke e quajtur një kryehorr dhe kryebandit. Flamur Noka: Largimi i Ramës është emergjent, pasi Shqipëria po rrëshqet çdo dite drejt diktaturës. Sot të gjithë jemi dëshmitar të arrestimeve politike, ai po tenton të rikthejë diktaturë. Largimi i tij emergjencë kombëtare. Ne jemi duke intensifikuar aksionin dhe duke u bërë gati për protestën më të madhe të historisë, atë të 25 majit, që do te gjunjëzoje kryehorrin dhe kryebanditin Edi Rama. Noka shtoi se Rama është rrëzuar nga qeveria de facto dhe se shumë shpejt do vijë dita që ai do rrëzohet de juro. Flamur Noka: Ajo që është e qarte sot, është se Edi Rama de facto është i rrezuar. Ai nuk po qeveris, por kapet me kthetra pas karriges. Shpreson se mund të shtyjë ditët ne pushtet duke shkatërruar shtetin. Shpreson dhe beson se mund te shtyje ditët duke e kthyer shtetin në policor, ku dhunon opozitën dhe qytetarët dhe jo bandat e krimin. De juro do të jetë e shpejtë dita që do të largohet. Sa më parë të largohet aq më mirë do të jetë për të. Është përpjekur të kërcënojë qytetarët me gjyqe politike, por burgu që kërcënon është vendi i tij. Sa më shumë të zgjasë aq më shumë afron burgun e tij. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/noka-ne-shkoder-protesta-e-25-majit-do-gjunjezoje-kryehorrin-rama Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии