RTV Ora - PD vendos të çojë anëtarët e saj në komisionet e administrimit të zgjedhjeve
Описание
#rtvora Edhe pse nuk është regjistruar dhe ka garantuar se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor, Partia Demokratike ka vendosur të çojë anëtarët e saj në komisionet e administrimit të zgjedhjeve. Burime të besuara i thanë RTV Ora, se të gjitha degët janë urdhëruar të punojnë dhe të përzgjedhin emrat që do të përfaqësojnë opozitën në komisionet zonale të administrimit zgjedhor në gjysmën e të cilave PD-ja ka shumicën. Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare 2 muaj me parë refuzuan dhe shkelën afatet kushtetuese për të dërguar në KQZ emrat e anetareve të KZAZ-ve, duke dhënë shenjën e parë të bojkotit zgjedhjeve. Të njëjtat burime theksuan se caktimi i anëtarëve te KZAZ-ve, nuk e ndryshon vendimin e opozite për të bojkotuar procesin zgjedhore te 30 qershorit. Partia Demokratike, pretendon se anëtarët e KZAZ që janë të PS, janë duke kryer shkelje të rënda ligjore, deri në regjistrim të paligjshëm kandidatësh apo falsifikim të dokumenteve, dhe dërgimi i anëtareve të saj ka për qëllim dokumentimin e këtyre shkeljeve. Kjo thuhet se do i shërbeje kauzës së opozitës për të garantuar zgjedhje te lira e të ndershme. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/pd-vendos-te-coje-anetaret-e-saj-ne-komisionet-e-administrimit-te-zgjedhjeve Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии