RTV Ora - Tiranë-Durrës me pagesë, ministrja Balluku: Në shtator kontrata

1 просмотров 29.05.2019 00:02:28

Описание

#rtvora Në vjeshtë rruga Tiranë ?Durrës do të jepet me koncesion dhe të gjithë qytetarët që duhet të shkojnë në jug të vendit do të detyrohen të paguajnë një tarifë. Ministrja Belinda Balluku ka vendosur që të japë një tjetër koncesion në infrastrukturë pavarësisht të gjitha kritikave të institucioneve ndërkombëtare financiare. Ky koncesion kap një vlerë prej 49 mld lekësh ndërsa aktualisht ka shprehur interes një kompani indiane. Belinda Balluku: Ne po punojmë mbi këtë projekt dhe mendojmë që në vjeshtën e këtij viti projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente midis investitorëve për të qenë fituesi i radhës ai që do të zgjidhet nga gara. Më pas të fillojmë punimet, pra jo që në shtator të këtij viti do të fillojë kalimi me pagesë në Tiranë-Durrës. Vendosja e tarifës për rrugën Tiranë-Durrës shihet me shqetësim sidomos nga drejtuesit e mjeteve, në momentin që nuk ka një rrugë alternative për të kaluar, pasi edhe rruga e Ndroqit është në gjendje katastrofike. Nuk jam dakord, është shtrenjtë Ne jemi në hall, unë nuk jam dakord Dhënien e këtij koncesioni e ka kundërshtuar edhe Partia Demokratike, e cila e ka akuzuar për afera korruptive ministren Balluku. Endri Hasa: Në krye të grabitjes së madhe të qytetarëve, Edi Rama ka vendosur kampionen e abuzimeve, Belinda Balluku. Ministrja e Transporteve i mashtroi sot shqiptarët, kur tha se nuk kishte ardhur koha e detajeve për pagesën. Fituesi për dhënien me koncesionin të autostradës Tiranë - Durrës dhe bërjen e saj me pagesë është i paracaktuar. Ky koncesion pritet të rëndojë bizneset që janë vendosur përgjatë aksit rrugor dhe kanë rreth 60% të aktivitetit që kryhet në Shqipëri. Rruga Tiranë Durrës përshkohet nga 50 mijë automjete në ditë dhe në bazë të një përllogaritjeje në rast se ky numër mbetet i pandryshuar në 30 vjet të ardhurat e firmës nëse rruga do të faturohet me 2 euro për kalim do të jenë 1.1 miliardë euro ose 3 herë më shumë nga fitimi fillestar. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/tirane-durres-me-pagese-ministrja-balluku-ne-shtator-kontrata Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Tiranë, Durrës, pagesë, ministrja, Balluku, shtator, kontrata