RTV Ora - Mesazh Krimeve të Rënda për Tahirin? Rama: Nuk çoj mesazhe askund për askënd смотреть онлайн
Описание видео
#rtvora Kryeministri Edi Rama risolli sërish në vemendje edhe gjatë konferencës së sotme rastin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Por i pyetur nga gazetarët nëse kjo tentativë e tij për të bindur në pafajësinë e Tahirit është një mesazh për Gjykatën e parë të Krimeve të Rënda e cila nis pak javë më pas gjykimin e tij, Kryeministri pati këtë përgjigje: Rama: Është kulmi. Po flas për një fakt, nuk merrem fare me procesin. Për procesin PS ka bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti politike në Shqipëri kur një përfaqësues i lartë i saj është vënë nën një akuzë publike se nuk ka qenë as akuzë. Shkarkim i plotë i tij dhe tërheqja e plotë e partisë për të bërë avokatin e tij në publik. Kush e ka bërë këtë? Këtu kemi qenë, ju nuk e mbani mend ndoshta se keni qenë në shkollë atëherë por këtu kemi qenë kur drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ishte në arrest shtëpie dhe paraardhësi im këtu thoshte do të pres vendimin e gjykatës së formës së prerë dhe ai drejtonte Tatimet e Republikës në arrest shtëpie. Imagjinoni sot sikur drejtori i Tatimeve të ishte në arrest shtëpie se çfarë do të kishte ndodhur këtu. Këtu hodhen bomba bazuar në një Alo Niçe .Fola sa i takon pjesës së përgjimeve, janë kërcënim i madh për të vërtetën dhe demokracinë kur trajtohen si ushqim për spëktakël politik dhe mediatik. Bota e di këtë dhe prandaj ka marrë masa ndaj saj. Përgjimet nuk përbëjnë në botën demokratike asnjë lloj prove dhe mbi të gjitha arsye për të linçuar njerëz në publik. Kjo ishte arsyeja pse e unë e solla në vëmendje rastin, nuk çoj mesazhe askund për askënd. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/mesazh-krimeve-te-renda-tahirin-rama-nuk-coj-mesazhe-askund-askend Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora - Mesazh Krimeve të Rënda për Tahirin? Rama: Nuk çoj mesazhe askund për askënd посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя