RTV Ora - Thirrje për dialog edhe nga Zvicra: Dhuna e papranueshme смотреть онлайн
Описание видео
#rtvora Ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Andre Maître, ka apeluar nga Shkodra palët politike që të ulen në dialog. Matre: Ajo që është e rëndësishme është që të jesh i gatshëm për dialog. Bie dakord me kolegët e mi që një zëri kanë thënë se dhuna, nuk ka rëndësi nga vjen është tërësisht e papranueshme. Në vendin tim, në Zvicër një faktor i rëndësishëm ka qenë gadishmëria githmonë për dialog dhe vullneti për të arritur gjërat. I pyetur nëse mund të zhvillohen zgjedhje në këtë situatë, ai tha se ky është një vendim të cilin do ta marrin shqiptarët dhe autoritetet shqiptare. Matre: Ajo që mund të shtoj është se zgjedhjet janë faktor thelbësor i demokracisë dhe vetë emri zgjedhje do të thotë të kesh mundësi të zgjedhësh mes palëve të ndryshme. Duke komentuar protestat e opozitës ai tha se është informuar se ka pasur episode dhune. A janë protestat e dhunshme? Matre: Më kanë informuar që ka pasur aspekte të dhunshme gjatë protestave. Nëse ka pasur dhunë nuk është zgjidhje e mirë. Insistoj se dhuna nuk është mënyra e duhura për të arritur për të ecur përpara. Por a rrezikon që për shkak të kësaj situate Shqipëria të marrë një përgjigje negative në qershor? Matre: Zvicra nuk është shtet anëtar i BE-së dhe ne respektojmë plotësisht vendimin e BE për të ardhmen. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/thirrje-dialog-edhe-nga-zvicra-dhuna-e-papranueshme-zgjedhjet-vendosin-shqiptaret Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora - Thirrje për dialog edhe nga Zvicra: Dhuna e papranueshme посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя