Sekuestrohen 98 kg drogë/ Si u kapë babë e birë në Sarandë, pranga edhe një 31-vjeçari në Vlorë

2 просмотров 29.05.2019 00:00:20

Описание

Policia e Shtetit ka finalizuar dy operacione në Saradnë dhe në Vlorë ku në pranga kanë rënë tre persona. Konkretisht në qytetin e Sarandës policia në sajë të operacionit të koduar 'Shëndëllia' ka vënë në pranga babë e birë K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), pasi në banesë u janë gjetur rreth 83kg lëndë narkotike si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa. Ndërsa në qytetin e Vlorës është kapur një sasi tjetër droge, prej 15 kg, e cila u gjet në makinën me të cilën po udhëtonte shtetasi G.H 31-vjeç banues në Kotë të Vlorës. Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia e Shtetit. Njoftimi i plotë i policisë: Finalizohen me sukses dy operacione policore antidrogë të koduara Shëndëllia dhe Kota Sekuestrohet në total 98 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva. Arrestohen në flagrancë 3 persona. - Në Sarandë, u finalizua operacioni antidrogë Shëndëllia . Në kuadër të luftës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione në rrugë operative se dy shtetas dispononin lëndë narkotike në banesë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor antidrogë të koduar Shëndëllia . Gjatë operacionit në fshatin Shëndëlli, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe Kultivimi i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

Комментарии

Теги:
Sekuestrohen, drogë, kapë, babë, birë, Sarandë, pranga, edhe, vjeçari, Vlorë