RTV Ora - “Mesazh” kreut të PS Elbasan, i digjet makina në 48 vjetorin e lindjes смотреть онлайн
Описание видео
#rtvora ?Një mesazh? e ka cilësuar kryetari i Partisë Socialiste të Elbasanit Xhevahir Budani djegien e makinës pak orë pas festimit të 48 vjetorit. Ngjarja u regjistrua në prët e para të mëngjesit dhe dyshimet e policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme. Makina e kryetarit të Partisë Socialiste në Elbasan, Xhevahir Budani u dogj në orët e para të së hënës teksa ishte e parkuar pranë banesës së tij në lagjen 5 Maji. Drejtuesi lokal i PS që prej disa muajsh mban edhe postin e drejtorit të Shëndetit Publik Rajonal gjatë dëshmisë së parë në polici mësohet se ka mohuar të ketë konflikte. Por fakti që makina është djegur vetëm disa orë pasi ai ishte kthyer nga festimet e ditëlindjes së 48 ka ngritur dyshime. I kontaktuar, Budani ka thënë nuk e përjashton mundësinë që djegia e makinës të jetë një tentativë për ti dërguar një mesazh. Ai thotë se nuk e di arsyen, por nuk e përjashton mundësinë që të lidhet me detyrën. Xhevahir Budani njihet si njeri i qetë në Elbasan, ndërsa gjatë 1 viti që ai është në krye të Drejtorisë së Shëndetit ndaj tij nuk ka pasur denoncime apo akuza publike. Policia e Elbasanit në njoftimin paraprak veç dyshimit të parë për një zjarrvënie të qëllimshme tha se po punon për identifikimin e autorëve dhe zbulimin e zjarrvënies në makinën e zyrtarit të PS. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/digjet-makina-ne-elbasan-ja-dyshimet-e-para-te-policise Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora - “Mesazh” kreut të PS Elbasan, i digjet makina në 48 vjetorin e lindjes посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя