Report TV - Aksident i rëndë në Peqin, përplasen dy makina, një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë
0 просмотров
28.05.2019
00:00:51
Описание
PEQIN-Një person ka humbur jetën, e ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Peqin. Ngjarja ka ndodhur te ?Kryqëzimi i Gjocaj?, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke regjistruar një viktimë dhe tre plagosur. Personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një gëzim familjar, i vili fatkeqësisht përfundoi me një fund tragjik. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, por mësohet se ajo është gra, e ndërsa bashkëshorti i saj është një nga të plagosurit në gjendje të rëndë. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja, ka mësuar se dy nga të plagosurit janë Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peqinit.
Комментарии