RTV Ora - Shkolla drejt rrënimit, godina e “harruar” e dijes në Viçisht të Bulqizës

0 просмотров 28.05.2019 00:01:03

Описание

#rtvora Viçishti është një nga fshatrat kufitare në Bulqizë ku largimi i banorëve pas demokracisë ka qenë i vrullshëm. Tregues është numri i rënies së nxënësve. Dikur aty funksionone një gjimnaz me të paktën 250 nxënës e sot kanë vetëm 87 në arsimin bazë. Për ata që kanë mbetur, shqetësim mbetet gjendja e shkollës. Kjo është shkolla 9-vjeçare në fshatin Viçisht të Bashkisë Bulqizë. Deri disa vite më parë shërbente si gjimnaz për 250 nxënës. Por me rënien e numrit të fëmijëve si pasojë e largimeve nga zona kufitare, përfundoi si shkollë e arsimit të detyrueshëm me vetëm 87 nxënës bashkë me parashkollorët. Mehmet Leci: Kan ikur në qytet, është një fshat me vlera por njerëzit kanë kërkuar që të kenë kushte më të mira jetese dhe janë larguar. Ka rënë numri i nxënësve. Ndërtesa është e amortizuar në tërësinë e saj duke u kthyer në rrezik. Drejtori i shkollës, thotë se investimet aty kanë munguar ndër vite. Mehmet Leci: Është për të ardhur keq, asnjë lloj investimi nuk bëhet. Është viti i dytë që jam Drejtor këtu dhe nuk e kam gjetur mirë shkollën, pa ujë, pa drita, pa xhama. 87 nxënësit e kësaj shkolle, veç godinës së amortizuar, përballen edhe me mungesën e laboratorit të informatikës, duke bërë që të mos kenë asnjë mundësi të marrin njohuri në lëndën e informatikës. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/shkolla-drejt-rrenimit-godina-e-harruar-e-dijes-ne-vicisht-te-bulqizes Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Shkolla, drejt, rrënimit, godina, “harruar”, dijes, Viçisht, Bulqizës