RTV Ora - Sazan Guri: Siguria ushqimore është e pasigurtë
Описание
#rtvora Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora deklaroi se siguria ushqimore në Shqipëri është e pasigurtë, ndërsa solli si shembull rastin e fabirkave që hedhin në liqene apo lumenj, bërsitë e ullirit, apo rrushit. Guri: Përmirësime gjithmon ka. Sepse koha ecën në një drejtim dhe është e pakonceptueshme që të bësh hapa pas. Përbërja e squfurit në karburante që ne përdorim për automjetet tona është e njëjta gjë edhe në ushqime. Nëse një shtet i caktuar që nuk ka një kontroll të saktë, të mirëmenaxhuar të territorit, si ta besoj unë këtë shtet që prodhon edhe atë që quhet siguri ushqimore? Në të gjithë vendin tonë kemi mbetje të patrajtuara. Ujërat e fabrikave tona, të punishteve të mesme, të mëdha apo edhe të vogla, qoftë ajo një fabrikë e bërsie ulliri, qoftë fabrikë përpunimi rrushi. Por bërsitë që dalin nga rrushi, ulliri ka një pH 3,4, deri në 2. Bërsia që ai e hedh në liqenin e Belshit, luam apo liqen sipërfaqësor, tregon se ndotja është shumë e madhe, që e marrin ujërat nëntokësor dhe e përcjellin pikërisht tek uji që e përdorin më vonë sërish fabrikat. Në këndvështrimin tim unë besoj se siguria ushqimore është e pasigurtë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/sazan-guri-siguria-ushqimore-eshte-e-pasigurte Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Ekopolitikë ? Sa na kushton një deputet; Kostot e sigurisë ushqimore
Комментарии