RTV Ora - Deputeti gjerman: Djegia e mandateve e pakuptueshme, palët të gjejnë rrugën e dialogut
Описание
#rtvora Pas takimeve me përfaqësues politik në vend, deputeti gjerman Christian Petry u shpreh kritik ndaj vendimit të opozitës për daljen nga Parlamenti. Sipas tij, ky vendim është i pakuptueshëm. Përfaqësuesi i Bundestagut gjerman bëri thirrje për dialog mes palëve. Deputeti i Bundestagut, Christian Petry, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për çështjet e BE u shfaq kritik ndaj vendimit të PD dhe LSI për të dalë nga parlamenti. Madje pas takimeve me kreun e shtetit Ilir Meta, kryetarin e grupit parlamentar, Taulant Balla, kryedemokratin, Lulzim Basha dhe me përfaqësues të shoqërisë civile ai bëri thirrje për dialog dhe për pjesëmarrje në zgjedhje. Petry: Të gjithë përfaqësuesit e politikës duhet të gjejnë një rrugë për zgjidhje përmes dialogut. Jam njohur me situatën politike të Shqipërisë dhe për mua është e vështirë të kuptoj vendime si dalja nga parlamenti. Si parlamentar, gjykoj se ky vendim është i pasaktë pasi sjell shmangien nga procedurat demokratike dhe përdorimin e instrumenteve jashtëparlamentare. Deputeti i së majtës gjermane Christian Petry dha notë pozitive për çeljen e negociatave, por theksoi se mbetet shumë për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe drogës. Petry: Pas informimit për ecurinë e reformës në drejtësi dhe ndërtimin e shtetit ligjor, unë do të kem vendimmarrje pozitive për çeljen e negociatave. Megjithatë, konfirmoj se në sektorë të ndryshëm mbetet ende shumë punë për të bërë, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës. Edhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla nënvizoi se nga Gjermania do të ketë votë pro për çeljen e negociatave të integrimit të Shqipërisë Balla: Ka një shumicë mbështetëse, inkurajuese për gjithçka ka arritur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Vizita e deputetit gjerman vjen në kohën kur opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit pa krijimin e një qeverie tranzitore, por që për mazhorancën ky është një propozim i papranueshëm. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/deputeti-i-bundestagut-thirrje-lulzim-bashes-te-hyje-ne-zgjedhjet-e-30-qershorit Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии