RTV Ora - Pamjet pa koment - PD i bllokon rrugën në Bahçallëk, Rama hyn në Shkodër nga Vau i Dejës

1 просмотров 28.05.2019 00:03:43

Описание

#rtvora Ardhja e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Shkoder u prit me protesta nga demokratët. Prej orës 09.45 minuta të së premtes, 26 prill, ata bllokuan qarkullimin në urën e Bahçallekut, që është pika hyrëse për në kryeqendrën e veriut. Nga pankartat me mbishkrimet kundër kryeministrit, tek djegia e gomave, shashkat dhe paralalizimi i qarkullimit, e deri tek përplasjet me policinë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ishte epilogu i 1 ore e 15 minuta proteste. I njëjti skenar ishte përdorur edhe tek Ura e Spatharit në Mjedë, rruga dytësore për të hyrë në Shkoder, si dhe në Vrakë, ku ndahet kufiri mes Shkodres dhe Malësisë së Madhe. Por megjithë këtë mobilizim, demokratët nuk ja dolën të ndalojnë hyrjen e Ramës në Shkoder, që e bëri përmes itinerarit Kryqëzimi i Bushatit ? Mjedë ? Unaza lindore e Shkodres dhe më pas aksi nacional për në Han të Hotit. Megjithatë debatet dhe përplasjet ishin të forta me policinë. Ish deputeti Bardh Spahia e quan hyrjen e Ramës në kryeqendrën e veriut, të ngjashme me atë të një hajduti, duke u fshehur e duke i ikur përballjes me revoltën qytetare. Hyri si një hajdut i votës por dhe i pasurise se qytetareve shqiptare Kreu i qeverisë ka planifikuar një sërë takimesh në kuadër të turit bashkia që duam dhe pritet që të bëjë publik në një nga takimet edhe emrin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër. Pak minuta pasi protestuesit dhe deputetët demokratë liruan hyrjen e Bahçallëkut, ku kishin dalë prë të protestuar me qëllim që të mos lejonin hyrjen e Ramës në Shkodër, kryeministri shkruajti në twitter: Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u'a kanë udhëheqësit e verbër . Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/rama-do-shkoje-ne-shkoder-por-pd-i-bllokon-hyrjen-ne-bahcallek Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Pamjet, koment, bllokon, rrugën, Bahçallëk, Rama, Shkodër, Dejës