Të tjera arrestime për grabitjen në Rinas, çfarë paralajmëron ministri Lleshaj? смотреть онлайн
Описание видео
Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj ka paralajmëruar arrestime të tjera në lidhje me super-grabitjen e ndodhur brenda në aeroportin e Rinasit më 9 prill. Nga Kukësi, në kuadër të një nisme Ministri një ditë në qark , Lleshaj foli për punën e bërë në zbardhjen e ngjarjes që ka çuar deri më tani në pranga 5 persona dhe anë identifikuar e shpallur në kërkim thuajse të gjithë personat e përfshirë, nga organizatorët tek bashkëpunëtorët. Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Unë them se grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë. , tha ministri. I pyetur lidhur me protestat e opozitës që tashmë i janë rikthyer bllokimit të rrugëve, Lleshaj tha se është një degradim politik. Është e drejta e të gjithëve për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët, qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet. Duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët. I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthjellohen e ti thërrasin arsyes dhe të kthehen në rrugët normale të politikës. , tha ministri Sandër Lleshaj. Ministri i Punëve të Brendshme tha se qarku i Kukësit është me situatën më të qetë të rendit dhe sigurisë. Рекомендуем Të tjera arrestime për grabitjen në Rinas, çfarë paralajmëron ministri Lleshaj? посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя