SHBA: Qytetaret te ngrene zerin ndaj korrupsionit

0 просмотров 28.05.2019 00:01:01

Описание

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos dekurajohen nga gjendja në Kosovë. Ai ka kërkuar nga qytetarët që si shoqëri të përdorin mjetet demokratike për luftimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar e të sfidojnë klasën politike. ?Qytetarët luajnë rol në mbrojtjen e sundimit të ligjit. Pritni më shumë nga zyrtarët tuaj të zgjedhje. Vendosja e demokracisë ishte arritje e hatashme, mos e merrni si të mirëqenë. Kërkoni që çdo politikan, polic, prokuror të mbajë përgjegjësitë e veta. Angazhohuni në proceset ligjore. Investoni në institucionet e drejtësisë. Së fundi pritni më shumë nga njëri-tjetri, nga bashkëqytetarët tuaj.? Gjatë një diskutimi në ?Forumin FOL Hapur?, ai ka shfaqur dyshimet e tij se mund të manipulohet edhe në rastin e përfitimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ashtu siç ndodhi në rastin e veteranëve, për të cilët thotë se numri është shtuar jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë. Tv Klan

Комментарии

Теги:
SHBA, Qytetaret, ngrene, zerin, ndaj, korrupsionit